Zbulohet objekti i çuditshëm që shndërrin në sipërfaqen e Marsit

544
Sigal

Nasa ka zbuluar një objekt të çuditshëm dhe me shkëlqim që shtrihet në sipërfaqen e Marsit.

Guri i shndëritshëm është i dukshëm në sipërfaqen e planetit të kuq.

Tani ekipi i Curiosity synon të bëjë një vështrim më të qartë të objektit me shpresën për të gjetur se çfarë është.

“Mendohet se mund të jetë një meteor sepse është kaq i shndëritshëm,” shkroi Suzanne Schwenzer, një nga anëtarët e ekipit, në blogn e misionit të NASA-s. “Por prova do të vijë vetëm nga kimia e tij.”

Objekti, me nofkën “Little Colonsay”, tashmë është vënë në shënjestër të shkencëtarëve që po e kontrollojnë atë.

Curiosity realizoi një foto të objektit me shtresën e tij që shkëlqen mes pluhurit dhe shkëmbinjve të sipërfaqes marsiane.

Por do bëhen verifikime të tjera në përpjekje për të kuptuar kiminë e tij.

Kjo do të bëhet duke përdorur ChemCam, një grup mjetesh që mund t’i shqyrtojnë objektet nga distanca.