Zbulohet një tunel pranë qelisë së Alket Rizait

534
Një tunel 10 metra i gjatë ka hedhur hije dyshimi për një arratisje nga burgu në Greqi të Alket Rizait. Këto janë dyshimet e para të policisë greke, pasi tuneli ishte gërmuar në katin e tualetit pranë qelisë së Alket Rizait. Autoritetet e burgut Domoku në Greqi janë alarmuar pasi zbuluan mbrëmë një tunel 10 metra të gjatë, me diametër 50 cm që ishte hapur nëpër muret e këtij burgu. Tunelet ishin gërmuar në katin e tualetit pranë qelisë së Alket Rizait, megjithatë hetimet janë duke u zhvilluar pasi nuk ka një version konkret nëse arratisja ishte planifikuar nga Rizai. Lidhur me këtë rast, kanë nisur hetimet për të përcaktuar planin dhe personat përgjegjës.
Sigal