Zbulohet në një shpellë në Kinë, salamandra gjigande

77
Një salamandër me përmasa gjigande është zbuluar në një shpellë të izoluar karstike në Chonqing të Kinës.
Sipas raportimeve nga People’s Daily Online amfibi i gjetur është 1.5 metra i gjatë dhe peshon 52 kg.
Video e publikuar në mediat kineze tregon salamandrën 200 vjeçare duke u ekzaminuar ekspertët të cilët e kanë transferuar tanimë në një qëndër kërkimore.
Salamandrat gjigande që sipas “Zoological Society of London” janë klasifikuar si specie në rrezik zhdukje, janë gjithashtu amfibët më të mëdhenj në botë duke u rritur më shumë se 1.8 metra.
Amfibi gjigand kinez konsiderohet si një ushqim “luksi” në vend dhe si një burim i rëndësishëm për barnat tradicionale.