Zbulohet misteri i Trekëndëshit të Bermudës?

504
Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një nga misteret më të mëdha: atë të Trekëndëshit të Bermudës. Zona që përfshin Floridën, Bermudën dhe Puerto Rikon, prej dekadash shquhet si një trekëndësh mistik, ndryshe i njohur si “Trekëndëshi i djallit” pasi të gjitha mjetet që lundronin mbi sipërfaqen e saj detare apo avionët që fluturonin mbi këtë hapësirë ajror, papritmas zhdukeshin. Një grup studiuesish të Universitetit Arktik të Norvegjisë kanë hedhur hipotezën lidhur mbi rastin e çuditshëm.
“Ekzistojnë disa zgavra gjigande në shtratin e detit, në një zonë në pjesën qendrore-perëndimore të detit Barenc, ndoshta të shkaktuara nga shpërthime masive të gazit”, kanë thënë për ‘Sunday Times’ shkencëtarët, të bindur se pikërisht me këto gropa të thella deri në 45 metra e të gjera deri në 800, lidhen zhdukjet e ndodhura përgjatë oqeanit mes Bermudës, Porto Rikos dhe Floridës.
“Zona e kratereve përbën ndoshta pikën më të nxehtë të çlirimit të metanit nënujor në Arktik dhe shpërthimet, që më tej formojnë zgavra të thella, përbëjnë rrezik potencial për anijet që lundrojnë në detin Barenc”, shpjegojë autorët e studimit, të bindur se anije dhe avionët që kalojnë në këtë Trekëndësh, mijëra kilometra nga ujërat në veri të Norvegjisë dhe Rusisë mund të jenë gjendur në situata të ngjashme rreziku, të karakterizuara nga vorbulla të fuqishme, të afta për të tërhequr në thellësi gjithçka e gjithkënd.
Sigal