Zbulohet menaxheri që shiste kokainë në fast food

686
Një menaxher i pikës së njohur të fast food-eve, Mc Donald’s është arrestuar pasi u kap duke i shërbyer klientëve kokainë me hamburger dhe patate.

Frank Guerrero është kapur nga autoritetet pasi morën një kupon të dyshimtë dhe dërguan një polic për të hetuar rreth ngjarjes.

Sipas ABC 7 New York, Guerrero shiti 8 qese me drogë që arrinin vlerën e 10.900 dollarëve dhe 100 gram kokainë me vlerë 6.250 dollarë.

Thuhet se ai e fshihte drogën në vendin e sapunit në tualet dhe ia shërbente klientëve që e kërkonin. 26-vjecari kishte 8 vite që punonte për Mc Donald’s, por vetëm 3 muaj që trafikonte drogë.

Në shtëpinë e tij në Bronx u zbuluan edhe 200 gram kokainë të fshehura në fustanin e fëmijës së tij. Gjykata ka njoftuar se duket qartë që bëhet fjalë për një krim të trafikimit të lëndëve narkotike.


Sigal