Zbulohet identiteti i të dyshuarit të sulmit në Paris

488
Është identifikuar sot, personi që ishte lënduar nga policia franceze, pas dyshimeve se kishte marrë pjesë në sulmin e djeshëm ndaj ushtarëve në Paris.
Sipas autoriteteve, i dyshuari 36 vjeçar me kombësi algjeriane, nuk ka qenë i dyshuar më parë nga policia.
Policia është cituar të ketë thënë se i dyshuari, i identifikuar nga mediat lokale si Hamou Benlatreche, është duke u trajtuar në qytetin, Lille.
Ai është raportuar se është lënduar nga plumbat e policisë, pasi e njëjëta e kishte ndjekur dhe e ka ndaluar në veri të Francës, një ditë më parë.
Më 9 gusht, gjashtë ushtarë ishin lënduar pasi një veturë e tipit BMW, ishte përplasur drejt tyre në Paris.
Prokurorët kanë hapur një hetim kundër terrorizimit, rreth këtij sulmi.
Franca vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme nga nëntori i vitit 2015, pas sulmeve të cilat kanë lënë të vdekur 130 persona.
Sigal