Zbulohet historia e Kuranit antik në Birmingham

544
Kur Universiteti i Birmingamit zbuloi se posedonte disa fragmente nga një prej Kuranët më të vjetër në botë, bëri bujë në të gjithë botën. Në kushtet e zbulimeve, dukej si diçka sa e pamundur aq edhe e çmueshme. Por ngriti pyetje edhe më të mëdha në lidhje me origjinën e këtij dorëshkrimi të lashtë. Dhe tani ka sugjerime nga Lindja e Mesme se zbulimi mund të jetë edhe më domethënës nga sa është menduar më parë.

Ka pretendime se këto fragmente mund të jenë pjesë e versionit të parë të plotë të Kuranit, të porositur nga Abu Bakr, shok i Profetit Muhamed, dhe se është zbulimi më i rëndësishëm i bërë ndonjëherë për botën myslimane. Ky është një mister i madh. Por disa pjesë të këtij misteri janë zbuluar. Besohet se këto fragmente të gjetura në Birmingham, që janë të paktën 1,370 vjet të vjetra, janë mbajtur më parë në xhaminë më të vjetër të Egjiptit, Xhaminë Amr ibn al-As.
Sigal