Zbulohet fabrika e kanabisit, shqiptari kapet me 330.000 £ ‘mall’. Emri

121
Një shqiptar i cili prodhonte kanabis në apartamentin e tij në Middlesbrough të Anglisë të cilin e kishte kthyer në një serë me vlerë 336,000 £, ka dalë para gjykatës.

Në banesën e 27-vjeçarit Arsen Rrogami janë gjetur mbi 235 bimë kanabis të mbjella në 5 ambiente të shtëpisë, duke përfshirë dhomën e gjumit, papafingon dhe banjën.

Oficerët sekuestruan edhe 460 £, telefona celularë të tipit iPhone dhe iPad.
Rrogami, banues në Norcliffe, pranoi se prodhonte drogë të klasit B.

Shqiptari nuk ka pasur dosje penale të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar. Nicci Horton, avokatja mbrojtëse e Rrogamit tha se ai kishte vepruar në dëshpërim e sipër për të nxjerrë para për t’ia dërguar gruas, vëllait dhe prindërve të tij që jetonin së bashku.

“Ai e humbi punën për shkak të statusit të tij të emigrantit dhe u vu në kontakt me një burrë nga Pakistani për të mirëmbajtur serën e tij, që të mund të përfitonte diçka. Besoj se e ka bërë këtë punë për jo më shumë se 2-3 javë. Ai s’do përdorte kurrë drogë dhe i vjen trup nga vetja për këtë akt. Ai do dëbohet automatikisht sepse është emigrant I paligjshëm”, shtoi Horton.

“Ti ke qenë thjesht një kopshtar që kujdesej për bimët. Ato nuk janë të tuat dhe ti nuk merr përfitime të drejtpërdrejta nga shitja e tyre. Kam frikë se keni vepruar kështu për ato arsye që përmendi dhe avokatja juaj”, deklaroi gjykatësi Peter Armstrong nga gjykata e Teesside Crown.

Ai e dënoi Rrogamin me 8 muaj burg, derisa të kryheshin procedurat e dëbimit nga Mbretëria e Bashkuar.