Zbulohet baza e kokainës, si u ndoqën dhe arrestuan 2 shqiptarët. Emrat

516
Ata quhen Kreshnik Toska dhe Endri Bajko, të dy me kombësi shqiptare. I pari, 32 vjeç, banonte në Trieste, ndërsa i dyti, 31 vjeç, banonte në Novara por rrinte në qytet.

Toska dhe Bejko u arrestuan nga Policia e Shtetit për përfshirje në trafikun e drogës.

Prej disa kohësh, që kurse kishin ardhur në Trieste, lëvizjet e tyre kishin ngjallur dyshime dhe në këtë mënyrë u bënë objekt vëzhgimi nga hetuesit.

Të shtunën në mbrëmje, Toska u pa të endej në rrugën Conti ku duket se kishte pikën e shitjes së drogës. Sapo doli, u kontrollua dhe iu gjetën dy zarfe më nga 8 dhe 10 kokainë, të destinuara ndoshta për disa blerës.

Nga kontrolli i apartamentit të tij ka dalë në dritë 15 paketa që përmbanin sasi të ndryshme droge, në total 200 gr kokainë dhe pajisje paketimi.

Bashkëpunëtori i tij, që po kthehej në banesë, u kontrollua në trup dhe iu gjetën dy qese celofani që ishin të ngjashme me ato që u konfiskuan në rrugën Conti dhe që përmbanin diku tek 20 gr kokainë, një peshore precize, rreth 2 mijë euro në kesh, një makinë për paketimin dhe një rrotull celofan. Të dy shqiptarët janë dërgur në burgun e Corones-s
Sigal