Zbulohet ADN-ja e “kulturës”

143
Pas shekujsh debatesh mbi raportin mes natyrës dhe kulturës, vjen prova e parë që edhe kultura ka një ADN të sajën, sipas një zbulimi të publikuar në revistën shkencore “Science”.
“Është një përzierje genetike shumë e çuditshme, që influencohet nga gene të heshtura, që ndonëse nuk trashëgohen drejtpërdrejtë nga prindërit, mund të influencojnë aspekte shumë të ndryshme, nga rendimenti në shkollë tek shëndeti, madje influencon edhe moshën që do të lindë fëmija i parë deri tek numri i cigareve që mund të pihen”, thuhet në këtë zbulim të bazuar në ADN-në e më shumë se 21 000 islandezëve dhe të zhvilluar nga Augustine Kong që punon në universitetet e “Oxford” dhe atë të Islandës, si dhe në kompaninë “Code Genetics”.
“Prindërit kalojnë tek fëmijët vetëm 50% të ADN-së, por studiuesit kërkuan të shohin se çfarë peshe kanë genet që nuk transmetohen”, thekson gjenetisti Giuseppe Novelli, rektor i universitetit “Tor Vergata”.
U zbulua se edhe 50% e geneve që nuk trashëgohej kishte influencë në çdo individ nëpërmjet impaktit që këto gene kanë mbi prindërit dhe vëllezërit.
Studimi është kryer në 21 637 persona të lindur në vitet 1940 dhe 1983, në të cilët është analizuar lidhja mes nivelit të shkollimit dhe geneve që nuk janë transmetuar nga prindërit.
Nga ky studim ka dale se genet e patrashëguar të pranishëm tek baballarët kanë influencuar rreth 30% në përgatitjen shkollore të fëmijëve, ndërsa ato të mamave influencojnë shëndetin dhe sjelljet në të ushqyer.
Në përgjithsëi është e qartë se ekziston një trashëgimi genetike në gjendje të influencojë individët pa një transmetim të drejtpërdrejtë.
Pas shekujsh debatesh në të cilat natyra dhe kultura janë konsideruar dy botë të papajtueshme, të dhënat e reja tregojnë se ekziston një “kulturë genetike”, në të cilëën genet e patransmetuar mund të influencojnë karakteristikat e fëmijëve.
Falë këtyre të dhënave tani mund të shihen me një tjetër sy disa probleme sociale, si ato të lidhura me rendimentin shkollor, ose disa sëmundje, si për shembull ato të lidhura me shqetësime si skizofrenia apo të qenurit antisocial.