Zbulohen në brigjet turke trupat e 21 emigrantëve të mbytur

437
Autoritetet turke njoftuan se kanë zbuluar trupat e 21 emigrantëve të mbytur, mes të cilëve edhe tre fëmijë.
Policia ka bërë me dije se viktimat kanë ardhur pas fundosjes së dy barkave të ndryshme. Një prej incidenteve ndodhi në brigjet e distriktit Ayvalik, ku humbën jetën të paktën 11 persona. Ndërkohë, barka tjetër u fundos pranë distriktit Dikili, ku u zbuluan dhjetë trupa të pajetë.
Megjithatë, ky nuk është bilanci përfundimtar pasi nuk dihet numri total i personave që kanë qënë në bordet e dy mjeteve lunduruese. Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në zonat ku ndodhen incidentet tragjike për të kërkuar për të mbijetuarit, ose për persona të tjerë që mund të kenë humbur jetën.
Në operacionet e kërkim shpëtimit janë angazhuar qindra roja bregdetare, tre barka si dhe një helicopter.
Emigrantët vinin nga vendet e luftës dhe kishin si synim mbërritjen në ishullin grek Lesbos.
Sigal