Zbulohen dokumentet, Osama bin Laden kishte në plan të tjera sulme

537
Në shtëpinë e terroristit më të famshëm të botës Osama bin Laden, aty ku ai u vra nga forcat amerikane, tani autoritetet e SHBA-ve kanë gjetur disa dokumente që sipas tyre dëshmojnë atë që i druheshin aq shumë: sulme të tjera terroriste në vend. Nëse Amerika nuk do ta kishte ekzekutuar dot kreun e Al Kaedës në vitin 2011, sot vendi do të ishte kërcënuar nga të tjera sulme të telekomanduara, por jo vetëm. Terroristët planifikonin edhe fushata të gjëra mediatike. Në shtëpinë e lokalizuar në pjesën veriore të qytetit pakistanez Abbottabad, lideri ekstremist për rreth pesë vjet jetonte me dy gratë, disa nga fëmijët e tij bashkë me nipërit. Dokumentet e gjetura më parë, pikërisht në këtë strehë, dëshmonin detaje për jetën e tij, fobitë, apo mendimet e terroristit. E ndërsa këto dokumente të fundit tregojnë se Bin Laden dhe ndihmësit e tij planifikonin një fushatë të gjerë mediatike për të shënuar 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit te vitit 2001.
Sigal