Zbulohen 500 kg kanabis në një vilë të Italisë, arrestohet shqiptari dhe marokeni

477
Në një vilë të Italisë janë gjetur 500 kg kanabis, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Ndërsa një pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar dhe një italian. Operacioni është kryer gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme dhe në pranga janë vënë dy emigrantë, një shqiptar 27-vjeçar dhe një maroken, 29-vjeç. Gjatë aksionit të policisë ka pasur rezistencë nga ana e dy personave të arrestuar të cilët kanë hapur zjarr duke lënë të plagosur edhe disa agjentë policie. Sipas mediave italiane marokeni ka qenë ai që ka dashur të arratiset dhe ka bërë rezistencë. Policia ka qenë duke mbajtur nën vëzhgim një vilë për shkak të lëvizjeve të dyshimta që bëheshin dhe numrit të madh të njerëzve që hynin e dilnin. Në vilën ku hynin e dilnin shumë njerëz janë gjetur 500 kilogramë kanabis sativa dhe 30 gram kokainë. Droga ishte e ndarë në pako të ndryshme. Sipas policisë droga kishte origjinën nga Shqipëria. Hetimet janë duke vazhduar pasi dyshohet se të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike
Sigal