Zbulimi që i tronditi të gjithë: Njeriu i parë anglez ishte me ngjyrë

547
Kjo është fytyra e një prej burrave më të hershëm të Britanisë së Madhe dhe ai ishte me ngjyrë.
Skeleti më i vjetër i Britanisë, i njohur si Çeddar Man u zbulua më shumë se 1 shekull më parë në Shpellën e Goughit në Somerset.
Por pas ekzaminimit të ADN-së së tij, së bashku me një rindërtim të fosileve u zbulua se ai kishte ngjyrë të errët, sy të kaltër dhe flokë të zeza me kaçurrela.
Rindërtimet e mëparshme të Çeddar Man, të cilat nuk ishin të bazuara në të dhënat e ADN-së, e përshkruan atë me një ton më të lehtë të lëkurës.
Por kërkimet nga evolucioni dhe specialistët e ADN-së në Muzeun e Historisë Natyrore dhe në Universitetin e Londrës sugjerojnë se ngjyra e lëkurës që lidhet me prejardhjen e Evropës veriore është një zhvillim më i fundit.
Procesi i hulumtimit dhe rimodelimit ‘The First Brit: Secrets of the 10,000 Year Old Man’ u dokumentua për Channel 4.
Profesor Ian Barnes, udhëheqës i hulumtimeve në Muzeun e Historisë Natyrore, tha: “Për mua nuk është vetëm ngjyra e lëkurës që është interesante, është kombinimi i veçorive që e bëjnë atë të mos duket si dikush që do të shihni sot. 
Jo vetëm ngjyra e errët dhe sytë blu, por edhe formën e fytyrës. Pra, e gjithë kjo kombinon së bashku dhe e bën atë thjesht jo të njëjtë me njerëzit që shihni sot.”


Sigal