Zbulimi i ri hedh dritë mbi misterin e ndërtimit të piramidave të Egjiptit

624
Sigal

Misteri i asaj sesi u ndërtuan piramidat e Egjipit, mund të jetë vetëm një hap drejt zbulimit. Kjo vjen pasi një ekip arkeologësh bënë një zbulim në një gurore të lashtë egjiptiane.

Shkencëtarët që kërkonin dorëshkrime të lashta u ndodhën përpara një shkalle dhe një serie të atyre që besonin se ishin gropa themeli, të cilat sugjerojnë se puna për nxjerrjen e blloqeve të mëdha të gurit të përdorura për të ndërtuar monumentet mund të jetë kryer më shpejt nga sa mendohej.

Ndërsa teoria se egjiptianët e lashtë përdornin platformat e lëvizshme për të zhvendosur gurët ka qenë e njohur, struktura e zbuluar nga ekipi anglo-francez, që daton në periudhën kur u ndërtua Piramida e madhe e Gizës, është shumë më efikase nga sa mendohej se ishte e mundur.

Shkencëtarët besojnë se ndërtuesit ishin të gjendje të mbartnin ngarkesën në të dyja drejtimet, në vend që vetëm të zvarrisnin një bllok para tyre.

Ata thonë se zbulimi i tyre është i rëndësishëm pasi ata sugjerojnë se në këtë mënyrë puna mund të ecte me ritme më të shpejta, pa përfshirë punën e rëndë të një numri të madh njerëzish.