Zbulimi i rëndësishëm i 3 shkencëtarëve që fituan çmimin Nobel

105

Tre shkencëtarë që zbuluan se si qelizat kuptojnë dhe përshtaten me nivelet e oksigjenit kanë fituar çmimin Nobel 2019 për fiziologji dhe mjekësi.

Treshja William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza zbuluan se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie. Akademia Suedeze tha se gjetjet e tyre po çojnë në trajtime për aneminë, madje edhe kancerin.

Qelizat e trupit tonë e përdornin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdorshme.

Rëndësia themelore e oksigjenit është kuptuar përgjatë shekujve, por mënyra sesi qelizat përshtaten me ndryshimet në nivelet e oksigjenit ka qenë prej kohësh e panjohur.

Nivelet e oksigjenit ndryshojnë në pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht gjatë stërvitjeve.