Zaev-Stoltenberg: Dyert e NATO-s të hapura, nevojitet zgjidhje për emrin

623
Maqedonia do të përpiqet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO me referencë të përkohshme, ndërsa pastaj në periudhë prej dy viteve zgjat ratifikimi tek 29-të vendet anëtare të Aleancës që t’i zgjidh dallimet për emrin me Greqinë.

Ky është mesazhi që në selinë e NATO-s sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg ia dërgoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin ai e tha edhe në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit të tyre.

Stoltenberg e ka porositur Zaevin se sipas konkluzionit të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, përsëritur në të gjitha samitet e ardhshme të Aleancës, se “ftesa do të dërgohet pasi që do të zgjidhet kontesti me Greqinë”.

I pyetur nëse do të kërkojë ftesë për anëtarësim në NATO nën akronimin “IRJM” ose me ndonjë emër “Maqedonia e Epërme” kryeministri Zoran Zaev u përgjigj se vitet e kaluara të procesit të bllokuar të integrimeve të Maqedonisë në NATO i ka mësuar të gjithë dhe dërgoi mesazh nga rajoni, se mes tjerash qëndrimi në vend shkakton kriza.

“Në çdo rast do të përpiqemi ta lëvizim Maqedoninë drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në NATO dhe për këtë pres mbështetje nga qytetarët e Greqisë, nga pushteti dhe opozita për zgjidhjen e këtij problemi. ka alternativa. Shpresojmë se me referencën e përkohshme do të marrim ftesë të bëhemi anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me bisedimet me Greqinë për procesin e BE-së”, porositi Zaev.

Në këtë pikëpamje, Stoltenberg porositi se NATO mbetet në kërkesë “zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin, me ftesë për anëtarësim”.

Ndërsa në raport me spekulimet për implikim të Rusisë në situatën e brendshme politiken të Maqedonisë, ai theksoi se “çdo ndikim i jashtëm në proceset vendore është i papranueshëm” dhe theksoi se “përgjigje më të mirë dhe mënyrë për përforcim të rezistencës ndaj ndikimit të jashtëm është që të ndërtohen institucione të fuqishme demokratike, modernizim i Qeverisë dhe implementim i reformave”.

Jens Stoltenberg tha se zgjidhja e përbashkët e pranueshme për emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e thënë në mënyrë eksplicite si zgjidhje, por se “është me rëndësi të jetë e pranueshme nga dy palët dhe nëse pranohet, si nga Greqia ashtu edhe IRJM, atëherë mund të fillojmë të lëvizim. 
Sigal