Zaev pritet të marrë sot mandatin për formimin e qeverisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov pritet që sot në orën 12:00 do t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, informojnë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë, shkruan Alsat.

Dorëzimi i mandatit vjen pasi presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.

Presidenti Ivnaov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.