Zaev: Nuk lejojmë të dënohen mediat dhe gazetarët që shpalosin krimin

418
Vlerësuar nëpërmjet deklaratave të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, del se bisedimet ndërpartiake kanë dështuar për shkak se partitë qeveritare ngulin këmbë të sillet ligj me të cilin do të ndalohet publikimi i “bombave”.
Lideri i LSDM-së, i cili publikoi një pjesë të bisedave të përgjuara telefonike, pas mbarimit të takimit me komesionerin Johanes Hahn, ka deklaruar se ai dhe partia e tij nuk mund të lejojnë që me ligj të dënohen mediat dhe gazetarët që kanë publikuar “bombat”.
“Nuk do të lejojmë sjelljen e ligjeve joevropiane! Këtu ishte problem edhe e drejta e vetos e zëvendësministrave. Gjithçka është e thjeshtë. Nëse nuk ka marrëveshje, ne qëndrimet tona do t’i themi qartë. Pozita jonë është se nuk guxon të ketë 5 vite burg për gazetarë ose media që i publikojnë materialet e “bombave”. Në vend që të shkojmë drejt BE-së, ne po shënojmë regres. Askush nuk mund të japë pëlqim për ligje të tilla”, ka deklaruar Zaev.
Sigal