Zaev në takim me eurodeputetët: Treguam se çështjet e hapura me fqinjët mund t’i zgjidhim vetë në të mirë të të gjithëve

536
Kryemjinistri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me deputetët e Parlamentit evropian, Ivo Vajgll, Eduard Kukan dhe Knut Frankeshtajn.
Në takim u diskutua situata aktuale politike në Republikën e Maqedonisë në prag të zgedhjeve lokale, menaxhimin me procesin e reformave si dhe për politikën e jashtme dhe proceset euro-atlantike.
Zaev, i informoi eurodeputetët se implementimi i Planit reformues 3-6-9 është proces inkluziv që po përparon me tempo të përshpejtuar dhe se në realizimin e tij janë të kyqura të gjitha ministritë.

Në aspektin e politikës ndërkombëtare, kryetari Zaev theksoi që periudha e deritanishme duket pozitive ndaj politikës ndërkombëtare dhe përmirësimit të marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me fqinjët.

“Përmes marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët, treguam se mundemi vetë t’i zgjidhim çështjet e hapura në interes të të gjithëve, e jo të presim ndihmë nga ndërmjetësues për proceset e marrëveshjeve”, tha Zaev.

Në prag të zgjedhjeve lokale, kryetari Zaev tha se po pret fitore të LSDM-së dhe koalicionit në zgjedhje lokale fer dhe kredibile, rezultati i të cilave në masë të madhe do t’a rregullon drejtimin në të cilin Republika e Maqedonisë do të ecë në të ardhmen.

“Besoj se zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet lokale do t’a tregojnë nevojën për karakter multietnik të partive. Zgjedhjet lokale në të cilat presim fitore, do t’i tregojnë përfitimet e konceptit të një shoqërie në të cilën besojmë fuqishëm”, përfundoi Zaev.

Në takim, bashkërisht u konkludua se ende ka hapësirë për përparim më të madh në bashkëkupunimin në mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, e gjitha për qëllim të vazhdimit të procesit euro-integrues, që do të përfundonte me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në BE, që është interes kryesor nacional dhe shtetëror.
Sigal