Zaev do të vazhdojë publikimin e “bombave” pas dështimit të bisedimeve

418
LSDM-ja do t’i aktivizojë sërish ‘bombat’. Pas dështimit të bisedimeve në Bruksel për arritjen e një zgjidhjeje rreth krizës politike, ka pushuar vlefshmëria edhe e marrëveshjes së 2 qershorit të arritur në Shkup.
Respektivisht, heqja e moratoriumit për publikim e materialeve të përgjuara për veprimet e mundshme kriminale të pushtetit.
LSDM-ja pritet të zhvillojë takime koordinative me organizatat joqeveritare për të definuar hapat e më tejshëm.
Burime nga LSDM-ja, gjithashtu bëjnë të ditur për Alsat se nuk do të vlejnë më as pikat e tjera të përfshira në dokumentin e 2 qershorit, me të cilat LSDM-ja obligohej të kthehet në parlament. Respektivisht detyrimet në pikën e 6-të të marrëveshjes, apo gjatë periudhës transitore.
“LSDM do të kthehet në parlament dhe do të udhëheq me komisionin e veçantë anketues parlamentar të themeluar mbi skandalin e përgjimeve. Komisionet mbi zbulimin dhe ndërhyrjen në komunikime do të udhëhiqen gjithashtu nga LSDM dhe të fillojnë me punë duke shqyrtuar dështimet në mbikëqyrjen e funksionimit të shërbimit të Kundërzbulimit shtetëror. Një raport fillestar nga këto komisionet do të përpilohet deri më nëntor 2015…” qëndronte në dokumentin e firmosur më 2 qershor nga 4 liderët e vendit të ndërmjetësuar nga Komisioneri evropian Johanes Han.
Nga LSDM-ja theksuan se janë të gatshëm të ulen në tavolinën e bisedimeve sërish me qëllim zgjidhjen e krizës politike por gjithashtu shprehen të prerë se nuk do të lëshojnë pe nga vija e tyre e kuqe.
Respektivisht se vetëm tërheqja e Nikolla Gruevskit dhe formimi i Qeverisë kalimtare e cila do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike mund të normalizojë vendin, ta kthejë demokracinë dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë./alsat-m/
Sigal