YouTube masa të rrepta, ndalon promovimin dhe shitjen e armëve

536
Sigal

Platforma që merret me publikimin e videove YouTube, publikoi udhëzime që ndalojnë videot të kenë përmbajtje që shfaqin ndërtimin e një arme zjarri apo instalimin e pajisjeve të caktuara.

Sipas Bloomberg, rregullorja e re vjen pasi platforma në pronësi të Google është kritikuar për politikat e pakta në lidhje me atë që përdoruesit e kësaj lloj përmbajtjeje mund të postojnë.

“Ne rregullisht bëjmë përditësime dhe përshtatim udhëzimet tona të zbatimit në të gjitha politikat tona. Ndërkohë që kemi ndaluar shitjen e armëve të zjarrit, së fundmi kemi njoftuar krijuesit për përditësimet e fundit që do të bëjmë rreth përmbajtjeve që promovojnë shitjen apo prodhimin e armëve të zjarrit dhe aksesorëve të tyre si municionet dhe vjedhjet automatike”, tha një zëdhënës i YouTube në një deklaratë, shkruan tg.

Ai gjithashtu tha se YouTube do të fillojë t’i zbatojë udhëzimet e reja në prill dhe se kompania nuk po ndalon demonstrimin e armëve por videot që kanë për qëllim shitjen e tyre apo pajisje të caktuara të dhe ato që video që udhëzojnë se si përdoren armët e zjarrit.

Për vite me radhë YouTube ka ndaluar shitjen e armëve të zjarrit në platformën e saj dhe gradualisht ka rritur kufizimet në videot me armë.