Ymeri: UÇK-ja s’ka luftuar për Zajednicën e korrupsionin

411
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, ku u tha se vepra dhe sakrifica e dëshmorëve, u kujton që të vazhdojnë deri në përfundimin e aspiratave dhe vullnet të tyre.
Ai tha se kjo nuk është Kosovë që dhanë jetën shumë dëshmorë, pasi UÇK-ja ka pasur për qëllim ta çlirojë Kosovën dhe ta bashkojë kombin.
“UÇK-ja nuk ka luftuar për Zajednicën, nuk ka luftuar për ta kthyer Serbinë në Kosovë, nuk ka luftuar për korrupsion dhe uzurpim por ka luftuar që popullit t’i jap liri, barazi dhe mirëqenie”, tha ai citon telegraf.
Homazhe kanë bërë edhe veteranë dhe qytetarë të tjerë.
Sigal