“Xhihadisti Xhon”, objektivi i sulmeve të SHBA

451
Zëdhënësit e Departamentit të Mbrotjes në Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se forcat ushtarake amerikane kanë ndërmarrë një sulm mbi militantin e Shtetit Islamik Mohammed Emvvazi, i cili njihej edhe si Xhihadisti John. Ky person i lindur në Kuvait, por që zotëronte pasaportë britanike, ndiqej prej muajsh nga forcat anti-terroriste, pasi kishte ekzekutuar me prerje kokash shumë pengje që mbaheshin nga ISIS. Këtu përfshiheshin gazetarët Steven Sotloff, James Foley, Kenji Goto, si dhe shumë individë të tjerë.
Zyrtarët amerikënë bënë me dije se operacioni u krye nga forcat ajrore, por nuk është konfirmuar ende nëse sulmi ka rezultuar i suksesshëm. Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se po shqyrtohen një sërë të dhënash, për të dalë në një përfundim zyrtar.
Mbi ngjarjen ka reaguar edhe zëdhënësi i Kryeministrit britanik, David Cameron. “Jemi në dijeni të operacionit të ndërmarrë nga forcat e Shteteve të Bashkuara, por sikurse ata, nuk duam të bëjmë asnjë koment në këtë fazë kur ende nuk ka një raport të asaj cfarë ka ndodhur.”, ishin fjalët e tij.
Sigal