“Xhihadisti Xhon”, ja kush është ekzekutuesi i ri i ISIS

464
Televizioni britanik Channel 4 shfaqi një dokumentar dedikuar të dyshuarit me origjinë britanike, që fshihet pas maskës, militantit të shtetit islamik, në një video të publikuar në muajin dhjetor të vitit të shkuar në të cilën vret gjakftohtësisht 5 burra të akuzuar si pjesë e një grupi spiunësh të perëndimit. Ai është Siddhartha Dhar, ka lindur në Londër, u largua nga Britania për në Siri në një kohë që sapo ishte liruar nga policia, në liri me kusht, pasi ishte arrestuar si pjesëtar i një grupi bandit dhe që inkurajonte terrorizmin. Ai është identifikuar më në fund nga mediat britanike si zëdhënësi i organizatës terrosiste, sic duket qartë edhe në video. Në këtë dokumentar të titulluar “Fqinji xhihadist”, Dhar është bërë pjesë e grupit islamik ISIS që në londër në vitin 2014, duke përhapur ideologjitë e tij në rrugët e kryeqytetit britanik me megafon. Më pas ai është parë edhe me një flamur të zi të Islamit mbi supe, ndërsa theksonte me të madhe në atë kohë se një ditë ky flamur, do të varej mbi rezidencën e kryeministrit David Cameron në Londër.

“Ky flamur i zi i sisi një ditë do të varet në adresën “10 Doëning Street” tha Dhar. Ish shitësi i lodrave për fëmijë me profesion , njohur ndryshe edhe si Abu Rumaysah është një nga islamistët me profilin më të lartë britanik dhe koleg i Anjem Choudary, predikuesit të njohur të islamit, që pritet të dalë përpara gjykatës në muajin mars, të akuzuar për shkelje dhe krime në emër të islamit. I konvertuar nga hinduizmi kur jetonte në lindje të Londrës, Dhar ka marrë pjesë rregullisht në protestat pro islamit dhe shumë shpesh është ftuar në mediat britanike në mbështetje të cështjeve radikale islame. Siddhartha është arrestuar një vit më parë dhe pasi u lirua me kusht, u largua nga Anglia, përpara se të udhërohej të dorëzonte pasaportën e tij. Që nga koha kur ka lënë britaninë, ai ka tërhequr vëmëndjen në mbarë botën pasi është shfaqur në videot e publikuara në internet nga ISIS, si ekzekutor jete nën urdhërat e shtetit islamik.

Motra e tij, Konika Dhar, dha përpara ligjvënësve në Londër një dëshmi vëtrtet emocionuese rreth rolit dyshues të vëllait të saj, si xhihadisti john, i riu. Ai iu referua të vëllait si një djalë shumë të dashur, gazmor, të përulur dhe shumë miqësor dhe se nuk mund ti besonte akuzat ndaj emrit të tij. Dokumentari u shfaq në të njëjtën ditë kur mediat në mbarë botën publikuan një tjetër video, të ISIS, një eulogji të John Xhiadistit, një anetar i grupit militant, që ka fituar famë falë ekzekutimeve të tij makabre e të pamëshirshme të pengjeve. Përpara tij, ishte xhon xhihadisti i parë ai që ekzekutonte me thikë pengjet, i identifikuar si Mohammed Emëazi, një britanik me origjinë arabe. Ushtria amerikane tha në muajin nëntor se ishte 100% e sigurtë se xhon xhihadisti ishte vrarë nga një sulm ajror.

Emwazi u shndërrua në fytyrën publike të ISIS dhe në një simbol të brutalitetit pasi u shfaq në disa video në internet teksa vriste gazetarët amerikanë Steven Sotloff dhe James Foley, zyrtarin e Kombeve të bashkuara, amerikanin Abdul-Rahman Kassig, britanikët David Haines dhe Alan Henning, gazetarin japonez Kenji Goto dhe të tjerë pengje. Ai u shfaq në video i veshur i gjithi me të zeza, me fytyrë të mbuluar por me sytë jashtë dhe zërin e tij, Emëazi u bë një nga njerëzit më të kërkuar në të gjithë botën. Lindur në Kuvajt në vitin 1988, Emwazi u dërgua nga familja e tij në Britani që në moshën 6 vjecare, ku studioi dhe u diplomua për programim kompjuterash në Londër.
Sigal