Wolfgang Schauble s’përjashton daljen e Greqisë nga eurozona

500
Sigal

Ministri gjeman i Financave, Wolfgang Schaeuble, sërish nuk përjashtoi një dalje të Greqisë nga zona euro.

“Që nga momenti që përgjegjësia për të vendosur është vetëm e Greqisë, dhe ne nuk e dimë se çfarë ajo mendon të bëjë, nuk mund të përjashtojmë një dalje të Athinës nga zona euro”, deklaroi dje në mbrëmje Schauble në një intervistë për televizionin austriak ORF.

Në ndërkohë, kryeministri grek, Aleksis Cipras ka shpallur reformat e qeverisë së tij gjatë një fjalimi në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim (OECD).
“Prioritete të menjëhershme të përpjekjes reformuese janë përballimi i krizës humanitare dhe nevoja emergjente për t’u përballuar problemi kronik në Greqi në lidhje me evazionin fiskal dhe korrupsionin”, deklaroi Cipras.

“Qeveria do të synojë luftën kundër kontrabandës me karburante dhe duhan, do të ashpërsojë legjislacionin për financimin e partive politike dhe do të forcojë pavarësinë e sekretariatit të përgjithshëm të të ardhurave publike”, shtoi ai./ATSH/