Will Smith zbulon sekretin e një martese afatgjatë me një mesazh në Instagram

784
Will Smith e ka krahasuar dashurinë me një kopsht, në një mesazh në 20 vjetorin e martesës me bashkëshorten Jada Pinkett Smith.
Ylli i Suicide Squad ka ndarë në adresën e tij në Instagram një mesazh emocionues për bashkëshorten e tij në 20 vjetorin e martesës, shoqëruar me një foto nga dasma e tyre në vitin 1997.
Ai e quan bashkëshorten e tij ‘mbretëreshë’ dhe i uron asaj përvjetorin e 20 së bashku me një mesazh prekës: “20 vjet më parë, ne mbanim duart e njëri-tjetrit fort teksa ecnim drejt altarit. Kam mësuar shumë prej atëherë. Dashuria është si një kopsht. Kam mësuar të fokusohem të të ndihmojë të lulëzosh në atë që dëshiron të jesh (në atë që je lindur të jesh), dhe jo të kërkoj të jesh ashtu sic kërkon egoja ime. Kam mësuar të gjej kënaqësi kur ti ndjek ëndrrat e tua, më shumë se sa të të shtyjë të përmbushësh dëshirat e mia egoiste duke mbuluar kështu edhe pasiguritë e mia.
Kam mësuar që dashuria është të dëgjosh. Dashuria është të japësh. Dashuria është liri. Urime përvjetorin, mbretëresha ime. Jam i përkushtuar të jem pranë teje” mbyll komentin Will.
Will dhe Jada u takuan për herë në parë në sitkomin ‘The Fresh Prince of Bel-Air’, ku ajo bënte audocione për të luajtur rolin e të dashurës së personazhit kryesor, por nuk arriti dot të jetë pjesë.
Të dy që nga ai moment, në vitin 1995, filluan të ishin shokë dhe pas pak kohësh të frekuentoheshin. Në 1997 ata u martuan dhe nga lidhja e tyre kanë dy fëmijë Jaden dhe Willow.
Por Smith është gjithashtu babai i një djali 25 vjeçar, që e ka nga martesa e mëparshme


Sigal