Will Smith kërkon që t’i futet politikës: Më tërheq jashtë mase

477
Aktori i famshëm, Will Smith kërkon që t’i futet politikës. Ai thotë se është i gatshëm që të bëhet një politikan në mënyrë që të japë kontributin e tij në SHBA. Smith thotë se ky është një projekt që nuk e tremb më, por përkundrazi e tërheq jashtë mase.
“Jam njeri ambicioz. Kështu që kur shoh një mal, dua që ta ngjis atë. Nuk jam një njeri që më pëlqen të rri në një vend. Mendoj shpesh për atë që ka shpresuar gjyshja ime, që të bëhem i dobishëm për njerëzit gjatë jetës”, tha aktori hollivudian.
Smith tha se gjatë këtij viti është ndjerë i shqetësuar për mënyrën sesi po bëhet politikë, duke shpjeguar se përfshirja e tij në të është një mënyrë për të ngritur zërin. Në të shkuarën, ylli i “I Am Legend” së bashku me bashkëshorten Jada Pinkett Smith kanë qenë mbështetës të Presidentit Barack Obama, megjithatë, në këtë intervistë Smith nuk dha shpjegime se çfarë nuk shkonte me udhëheqjen aktuale
Sigal