WikiLeaks: NSA përgjoi tre Presidentët francezë, Shirak-Sarkozy-Hollande

45
Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA) ka spiunuar presidentët francez Zhak Shirak, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande gjatë viteve 2006-2012.
Lajmi bëhet i ditur nga WikiLeaks, i cili ka cituar raporte sekrete të inteligjencës dhe dokumente teknike të agjensisë së sigurimit në faqen e internetit Whistleblower.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit, Ned Price, ka mohuar të gjitha akuzat, duke u shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përgjojnë bisedat e presidentit Hollande dhe nuk kanë për ta bërë kurrë këtë gjë.
Në titullin “Espionnage Elize”, referuar pallatit presidencial francez, Wikileaks” filloi botimin e dosjes me të dhëna në lidhje me përgjimet e krerëve më të lartë francezë në periudhën kohore 2006- 2012-ën.
Sipas Wikileaks, në përgjime përfshihen tre Presidentët, Ministra dhe Ambasadorë francezë në SHBA.
Në një nga dosjet e vitit 2012, Hollande diskuton daljen e mundshme të Greqisë nga zona euro, ndërsa në një tjetër të vitit 2011, sipas dokumentacionit, Sarkozi ishte i vendosur për të rifilluar bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, mundësisht pa përfshirjen e SHBA-ve në këtë proçes.
Gjithsesi është ende e paqartë nëse materiali vjen nga të dhënat e vjedhura nga ish-kontraktori i agjensisë së sigurimit Edëard Snoëden.
Të dhënat e fundit mbi përgjimet janë publikuar edhe nga mediat franceze dhe në disa faqe interneti.
Julian Assange, themelues i Wikiliks, deklaroi se populli francez ka të drejtë të dijë se qeveria e tij është subjekt i mbikëqyrjes armiqësore nga një aleat i supozuar, siç është SHBA.
Presidenti francez Hollande njoftoi një mbledhje urgjente të këshillit të mbrojtjes, për të vlerësuar natyrën e informative, të publikuara nga shtypi të martën në mbrëmje.
Në vitin 2013, agensia e sigurisë kombëtare amerikane u akuzua se kishte spiunuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.