Whatsapp së shpejti do ju lejojë të fshini mesazhet pasi i keni dërguar

458
Sigal

Rrjeti
social “Whatsapp” ka prezantuar opsionin më të ri “revoke” (anulo), i cili
lejon të fshihen bisedat pasi janë dërguar.

Opsioni po testohet në një version
të IOS dhe nëse funksionon siç duhet, do të futet në çdo sistem operimi tjetër.

Për të përdorur këtë risi duhet të
klikosh tek mesazhi që do të fshish dhe e mban të shtypur derisa shfaqen disa
opsione, mes tyre dhe “revoke”.

Opsioni rezulton i suksesshëm nëse
personi tjetër nuk e ka lexuar ende mesazhin, pasi në të kundërt nuk është
funksional.