Washington Post: Strategjia e re e BE-së nuk e qartëson integrimin e Kosovës

519
Gazeta prestigjoze amerikane “Washington Post” në një artikull të botuar sot në versionin online, i ka kushtuar një shkrim Kosovës dhe përfshirjes së saj në strategjinë e re për zgjerim të Bashkimit Evropian.
Në këtë artikull citohen deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës të cilët e cilësuan si diskriminim për Kosovën këtë strategji, dhe e cila nuk mori për bazë sukseset e arritura nga shteti më i ri në Evropë.
Ky artikull vazhdon me faktin se Bashkimi Evropian të martën u bëri thirrje shteteve të Ballkanit që të zgjidhin çështjet e kufirit përpara anëtarësimit në Bllok. Aty citohet edhe fakti që Kosova do të përfitojë nga kjo strategji vetëm nga normalizimi përfundimtar i raporteve me Serbinë.
“Kosova kishte shpallur Pavarësinë nga Serbia më 2008, edhe pse kjo e fundit nuk e ka njohur si shtet Kosovën”, përmendet në këtë artikull
Sigal