Walt Disney ble asetet e ‘Fox News’ për 52.4 miliardë dollarë

516
Walt Disney ka blerë një pjesë të aksioneve te rrjetit televiziv amerikan “Fox News” për 52.4 miliardë dollarë, shkruan BBC.
Këto aksione, Disney do t’i blejë nga familja e njohur Murdoch, marrëveshje e cila përfshin 39% të aksioneve të Fox-it.
Fox News dhe Fox Sport, do të formojnë një kompani të re.
Ky pakt u bë më shumë se gjysmë shekulli pas zgjerimit mediatik të kompanisë së zotit Murdoch, i cili pritej të dorëzonte bizneset tek fëmijët e tij, James dhe Lachlan.
Familja Murdoch tani njoftohet se do të ketë 4,25 për qind të aseteve të Disney në pronësi. Rupert Murdoch kishte trashëguar nga babi i tij gazetën australiane kur ishte vetëm 21 vjet dhe arriti ta shndërrojë atë në perandorinë më të madhe të lajmeve dhe filmave në botë.
Sigal