VV: Të zhbëhen marrëveshjet e Zajednicës e Demarkacionit ose të largohet qeveria

532
NJë ditë pas arrestimi të Albin Kurtit dhe tensioneve në Prishtinë mes aktivistëve dhe policisë, Lëvizja Vetëvendosja ka shpjeguar situatën e krijuar mbrëmë. Nënkryetari i VV Dritan Çaushi ka kërkuar nga qeveria e Isa Mustafës që të tërheqë marrëveshjet e Zajednicës me Serbinë dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Dritan Çaushi, Nënkryetari i VV: “Jemi dëshmitar që gjatë javëve të kaluara situata në Kosovë çdo herë e më tepër po bëhet e paqëndrueshme dhe e tensionuar. Një pushtet policor i cili përdor taktika policore për të mbajtur vetveten, shembulli ishte arrestimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit. Ne jemi të vetëdijshëm se gjithë kjo situatë do të shmangej nëse do të kishte një seriozitet të Qeverisë së Kosovës. Mos të kishte marrëveshje për Zajednicën, demarkacionin me Malin e Zi. Ne kemi argumenmtuar majftueshem deri tani. Nuk kemi dëgjaur nga askush asnjë argument në mbrojtje të marrëvesghjeve. Qytetarët e shprehin cdo ditë me nënshkrimet ne peticion. Cdo bisedë me këtë shtet policor është naiv. E vetmja mundësi është që pushteti dhe qeveria të tërhiqet nga këto marrëveshje ose të bjere bashkë më këto marrëveshje”
Kryetari i Grupit Parlamentar te Vetevendosjes Glauk Konjufca ka thane se dje me arrestimin e deputetit Albin Kurti dhe te tjereve, Republika po vazhdon me pushtetin e saj policor te udhehequn prej Isa Mustafes. Ai ka thane se jane te vendosun mos me u ndale per mos me lane kalimin e Zajednices dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Glauk Konjufca: Rreth orës 21:00 në hyrje të Prishtinës u arrestua deputeti Albin Kurti, së bashku edhe unë e pastaj Bojken Abazi. Polici në fjalë i’u drejtua Albinit me urdhrin për t’iu nënshtruar arrestimit. Albini deshi ta dijë emrin e tij dhe dokumentin për arrestimin. Polici tha se do ta shini flet-arrestimin pasi të vinte në stacion. Albin Kurti 3 orë është marrë në pyetje. Rrëmbimin e Albin Kurtit e konsiderojmë si urdhër të drepërtej nga Isa Mustafa. “Zajednica” siç e dini e copëton Kosovën, Demarkacioni e cungon. Në vend që Qeveria të tërheq nënshkrimin për Zajednincën ajo ka shkuar edhe një hap më tutje, ajo ka filluar me arrestime ndaj deputetëve. Qeveria ka bërë që me “Zajednica” së bashkë me dhënien e disa hektarëve ka vendosur ti mbrojë me çdo kusht me anë të arrestimeve. Pakënaqësia do të shpërthej me demonstrata dhe protesta gjithë-popullore. Pas një proteste 3 orëshe mbrëmë, policia e liro më në fund deputetin Albin Kurti por arrestoi 9 aktivistë të tjerë të opozitës, prej të cilëve edhe anëtarin e kryesisë së VV-së, Ylli Hoxha. Nuk do të lejojmë vazhdimin e seancave.
Sigal