Vushtri, gjendet i vdekur një 38-vjeçar, dyshohet se bëri vetëvrasje

576
Një person i moshës 38-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë.
Rasti është raportuar në stacionin policor të Vushtrrisë rreth orës 15:00.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për mediat se njësitë policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.
“Sipas familjarëve të viktimës, dhe elementeve tjera rrethanore të rastit dyshimet janë ngritur për vetëvrasje me varje, mirëpo për detaje duhet të presim raportin e IML”, tha zëdhënësi i Policisë.
Sigal