Vullkani më i rrezikshëm në botë gati për shpërthim

630
Vanuatu nuk është i panjohur për përmbytjet e shumta, erërat e forta si dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.
Vendi i vogël i ndodhur në Paqësorin e Jugut u vlerësua si vendi më i rrezikshëm në botë në një studim të Kombeve të Bashkuara në vitin 2016.
83 ishujt e saj, ndodhen në mes të rrugicës së stuhive dhe ndodhen në kufirin e unazës së zjarrit, një rrip rreth Paqësorit, i prirur për tërmete dhe shpërthime vullkanike.
Pavarësisht nga gjendja e tyre e pasigurtë që është realitet i përditshëm, së fundi kryeministri i vendit Charlot Salwai ka urdhëruar evakuimin e të gjithë ishullit Ambae për shkak të kërcënimit nga vullkani.
“Jetët e njerëzve duhet të jenë përparësia jonë e parë. Të gjithë duhet të ikin” – tha Salwai.
Sigal