Vuçiç vizitë zyrtare në Kroaci për uljen e tensioneve mes dy vendeve

595
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka nisur sot në mëngjes një vizitë të rëndësishme dyditore në Zagreb, vizita e parë e kreut të shtetit serb në Kroaci, pas më shumë se pesë vitesh.
Pritet që homologia e tij, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeministri, Andrej Plenkoviç të zhvillojnë bisedime për uljen e tensioneve të marrëdhënieve mes dy ish-republikave jugosllave, për një perspektivë më të mirë për të zgjidhur të paktën disa nga çështjet e hapura midis Beogradit dhe Zagrebit.
Vuçiç ka pranuar ftesën e Kitaroviç duke u fokusuar në dëshirën për të kapërcyer mosmarrëveshjet historike që vazhdojnë të mbajnë peng marrëdhëniet Kroaci-Serbi dhe për të hapur një faqe të re për të dyja vendet.
Gjithashtu, Vuçiç ka planifikuar të takohet edhe me përfaqësuesit e pakicës serbe në Kroaci si dhe të vizitojë parlamentin kroat.
Sipas raportimeve të zyrës presidenciale kroate, pritet të zhvillohen bisedime mbi çështjen e ndarjes së informacioneve të personave që ende konsiderohen të humbur gjatë konfliktit të viteve ’90, kthimi i pasurive kulturore nga Serbia, dhe statusi i pakicës dhe kufiri në Danub.
Sigal