Vuçiç tregon dy zgjidhjet për Kosovën: Jemi kundër konfliktit të ngrirë

599
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë sot në një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua për dialogun e brendshëm për Kosovën.
Vuçiç ka deklaruar se shumica e pjesëmarrësve në dialogun e brendshëm, janë në favor të një konflikti të ngrirë për Kosovën.
Por, presidenti serb thotë se është kundërshtar i kësaj zgjidhje, pasi sipas tij Kosova do të dilte në një pozitë më të mirë.
Vuçiçi ka thënë se si president, i ka dy zgjidhje për Kosovën.
“Numri më i madh i pjesëmarrësve në dialogun e brendshëm për Kosovën, kanë avokuar se duhet ta ruajmë status-quon dhe ruajtjen e konfliktit të ngrirë, dhe të shikojmë për disa mundësi më të mira”, tha Vuçiç, transmeton lajmi.net.
Vuçiqi ka theksuar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, por që nuk dihet ende formati.
“Konflikti i ngrirë me kalimin e kohës nuk i jep asgjë Serbisë, pala tjetër do të jetë në një pozicion më të mirë. Kur të plotësohet gjithçka e nënshkruar në Bruksel, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet”, tha presidenti serb.
Vuçiç ka folur me tone të ashpra për zhvillimet e fundit. Ka thënë se synimi i Kosovës është që të bëjë “pushtime sikur Koreja e Veriut”.
Presidenti serb kritikoi Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriqit.
“Arrestimi i Gjuriqit ishte vetëm një nga 1 mijë përpjekje për ta marrë veriun”, përfundoi Aleksandar Vuçiç.
Ndryshe, presidenti serb ka paralajmëruar se deri në qershor do të dalë me një propozim që të zgjidhet problemi me Kosovën
Sigal