Vuçiç shkon në Kosovë pas ngjarjes që ndodhi në Gorazhdec

502
Për ngjarjen ndodhur në Gorazhdec, të cilën media e zyrtarë serbë nga Beogradi e Prishtina po e quajnë sulm, ka folur edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç duke thënë se “sulmi në Gorazhdec, në shtëpinë ku jeton edhe vajza shatë vjeçare, është sulm kundër gjithë popullit serb që jeton në Kosovë”. Ai ka theksuar se ky lajm është i keq dhe jo shpresëdhënës dhe se pret qasje pozitive të përfaqësuesve përgjegjës ndërkombëtarë duke shtuar, se për këtë do të flasë me zyrtarë në NATO dhe në EULE.

“Nuk pres asgjë nga Prishtina, por pres nga aktorët ndërkombëtarë të ndërmarrin masa dhe në përputhje me detyrimet e veta të mbrojnë serbët Gorazhdec dhe kudo nëpër Kosovë”, ka thënë kryeministri serbi duke shtuar se Qeveria e Serbisë do ta dërgojë një delegacion në Gorazhdec ndërsa “edhe unë do ta vizitoj Gorazhdecin dhe vende të tjera në Kosovë për t’i trimëruar serbët që të qëndrojnë aty”.
Sigal