Vuçiç: Shanse të vogla që të pengojmë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

464
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se Serbia po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të penguar pranimin e Kosovës në UNESCO dhe paralajmëroi se gjatë natës për këtë temë do të bisedojë me kryeministrin e një vendi, nga i cili do të kërkojë përkrahje.

Ata e kanë njohur Kosovën, por tani qeveria e re po i rishqyrton vendimet e qeverisë së kaluar dhe shpresoj se mund t’i bindim”, deklaroi sot Vuçiç para gazetarëve.

I pyetur se çfarë pret para votimit të neserm, për kërkesën e Kosovës për pranim në UNESCO, ai ka thënë se gjasat e Serbisë “nuk janë të mëdha në Këshillin Ekzekutiv, ndërsa janë shumë më të mëdha në Konferencën e Përgjithshme”. Ai shtoi se “nuk është fundi i botës” dhe se Serbia luftën e vet do ta vazhdojë.
Sigal