Vuçiç: Serbia nuk do të bëhet parking për emigrantët

473
“Serbia nuk do të kthehet në një vend parkimi për emigrantët”, kështu është shprehur kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç për gazetarët pasi është pyetur mbi mundësinë e strehimit të përkohshëm të emigratnëve në vendin e tij, në këmbim të një fondi që do të akordohet nga Bashkimi Europian.
Edhe pse nuk ka një prononcim zyrtar, në ambientet e bllokut me 28 antarë është përfolur së tepërmi në lidhje me një hipotezë të tillë. Megjithatë, kreu i ekzekutivit serb ka deklaruar se qeveria e tij nuk është e gatshme që ta pranojë një gjë të tillë, pasi nuk ka mundësi për të strehuar mijëra azil-kërkues që vijnë cdo ditë.
“Nuk kemi nevojë për para. Mund të strehojmë një numër të caktuar emigrantësh, por jo pjesën më të madhe prej tyre. Serbia nuk është një parking për azil-kërkuesit dhe askush nuk mund të na kërkojë që t’i mbajmë refugjatët këtu. Vendi ynë nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të bërë një gjë të tillë.”
Më tej Vuçiç është shprehur se është i gatshëm që të pranojë propozimin e kuotave në rast se një gjë e tillë do të miratohet, pavarësisht se Serbia nuk është ende një vend antëar i Bashkimit Europian.
Sigal