Vuçiç: Serbia gati për marrëveshje por jo gjithçka varet nga ne

495
Serbia është e gatshme për marrëveshje me Kosovën, por jo gjithçka varet nga ne. kështu ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, një ditë para takimit të rradhës në Bruksel me homologun e vet kosovar, Isa Mustafa. Vuçiç tha se negociatat e rradhës nuk do të jenë të lehta, por delegacioni serb shkon me qëllime të mira, megjithëse zgjidhja nuk varet plotësisht nga pala serbe.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të parashikojë se çfarë do të dale nga takimi i nesërm, por Vuçiç ka theksuar se gjithmonë do të përpiqet për vendin e tij dhe popullin serb në Kosovë. Marrëveshjet janë të nevojshme, tha Vuçiç, por këtë gjë duhet ta kuptojë dhe pala tjetër. Kryeministri serb u shpreh i shqetësuar që pala kosovare ka thyer marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, duke përfshirë dhe atë për krijimin e gjykatës speciale.
Të rëndësishme për Serbinë, sipas Vuçiç, janë marrëveshjet për telekomunikacionin, për parkun e paqes në Mitrovicë dhe asosacionin e komunave serbe në Kosovë. Para takimit të dy kryeministrave, pritet që të zhvillohet takimi i grupeve të ekspertëve. 
Sigal