Vuçiç, pajtim pa shqiptarët por me serbët

419
Duke folur për paqen në rajon, Vuçiç ka përmendur pajtimin mes serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve, ndërsa nuk ka përmendur pajtimin me shqiptarët në Kosovë.  Pavarësisht se nuk është pranuar nga homologët e tij, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga ideja që të gjitha viktimat e luftës në ish-Jugosllavi të përkujtohen për një ditë.

“Jam iniciator i kësaj ideje dhe jam krenar për këtë dhe do të pres nëse është nevoja edhe me vite, derisa të realizohet kjo”, është shprehur të martën (dje) Vuçiç, në Beograd. Duke folur për paqen në rajon, ai ka përmendur pajtimin mes serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve, ndërsa nuk ka përmendur pajtimin me shqiptarët në Kosovë.
Në anën tjetër, ka më shumë se katër vjet prejse Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë nën ndërmjetësimin e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, por pa sukses. Madje, Serbia vazhdon me deklaratat e saj ta konsiderojë Kosovën si pjesë të saj.
Sigal