Vuçiç: Nuk mbyllim kufijtë, BE plan urgjent për fluksin e emigrantëve

452
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët e tjerë të BE-së duhet të hartojnë urgjentisht një plan masash për të përballuar fluskin e emigrantëve në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Kështu ka deklaruar kryeminsitri i Serbisë Aleksandër Vuçiç një një intervistë për Reuters, duke nënvizuar se pavarësiht situatës kritike, ai kurrë nuk do të mbyllë kufirin serb.
“Ne duhet të dimë se çfarë të bëjmë me ta. Duhet të veprojmë së bashku me vendet e BE, pasi ky është një problem me të cilin po përballemi të gjithë. Ne bëjmë regjistrimin e tyre, por emigrantët nuk duan të qëndrojnë në Serbi. Sigurisht që ne nuk jemi të ngazëllyer nga kjo, përkundrazi do të doja të ishim më të pasur për t’iu ofruar atyre diçka më shumë. Ne po bëjmë atë që duhet bërë , por askush nuk po na thotë çfarë duhet të bëjmë, edhe pse vende të tjera të Bashkimit Europian vendosën mure dhe barriera në kufijtë e tyre.
I pyetur nëse Serbia mund të mbyllë kufirin e saj, Vuçiç u përgjigj:
“E urrej atë zgjidhje, ne kurrë nuk do të ndërtojmë gardhe apo mure, dhe unë shpresoj të mos vihem kurrë në atë pozitë. Kjo sepse ne po flasim për njerëz të terrorizuar dhe të dëshpëruar, nuk po flasim për kriminelë dhe terroristë.”
Rreth 100 mijë emigrantë, shumë prej tyre nga Siria dhe zonat e tjera të konfliktit në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Serbi gjatë këtij viti, për të udhëtuar më pas në Hungari dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.
Sigal