Vuçiç: Nuk kam njoftim për kushtet e Kosovës, për të vizituar Leposaviçin

546
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk ka marrë njoftim zyrtarë nga Prishtina për kushtet e vizitës së tij të paralajmëruar në Kosovë për të mërkurën, raporton Tanjug.

RTK2 raportoi se Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Kandidati presidencial i Serbisë, Vucic ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta vizitojë për disa orë Leposaviçin, gjatë kohës sa në Serbi po zhvillohet fushata për zgjedhjet presidenciale.
Sigal