Vuçiç nuk do të jetë në ‘Elbasan Arena’, shkak konferenca me homologun britanik

422
“Do të jem në Elbasan Arena”. Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk mbankëtë premtim që dha pak kohë më parë se do të ndiqte nga vendi ynë ndeshjen mes dy kombëtareve të futbollit Shqipërisë dhe Serbisë.
Të enjten, ditën kur përballen dy skuadrat, kryeministri Vuçiç do të zhvillojë një takim me zyrtarin britanik Philip Hammond.
Ishte vetë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i cili i bëri ftesë publike homologut të tij serb për ta ndjekur të dy së bashku ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Francë 2016.
Një ditë më parë kryeministri serb tha se nuk e kishte marrë ende vendimin nëse do të ishte apo jo në “Elbasan Arena”, dhe tha se do të priste informacione nga Rama për të gjithë personat në stadium.
Sigal