Sigal

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se ai do të mbajë një nga fjalimet e tij më të rëndësishme në Kosovë.

Vuçiç është shprehur se qëndrimi i tij është i vërtetë dhe serioz, pasi synon të ardhmen dhe jo duartrokritjet.

Ai ka bërë me dije se do të vizitojë Kosovën më 8 shtator, dhe se do të jetë në Zubin Potok për një ditë të tërë.

“Kam shumë sugjerime se çka duhet të vizitoj. Kam thirrje dhe do të doja të vizitoja një milion vende, por kjo nuk është e mundur. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë adresës qendrore dhe vendosëm që ta mbajmë atë në Zubin Potok.

Ashtu si dy vjet më parë, ishte e rëndësishme kur fola rreth nevojës për reforma. Në një kohë shumë të shkurtër rezultatet do të shihen në ushtri, polici, arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb megjithatë ka theksuar se Serbia është larg një zgjidhjeje për Kosovën. Ai ka përsëritur se do ta ofrojë propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por që fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët, të cilët për këtë do të deklarohen në referendum.