Vuçiç: Kriza në Maqedoni mund të përhapet në të gjithë Ballkanin

474
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të vendeve tjera. Në një intervistë për gazetën e përditshme ‘Danas’, shefi i qeverisë serbe ka thënë se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë se cfarë ndodhi në Kumanovë të Maqedonisë. 
Vuçiç ka paralajmëruar se kriza që ka përfshirë Maqedoninë, mund të zgjerohet edhe në vende të tjera të Ballkanit.
“Do të bëjmë çmos për t’i ndihmuar që të kalojnë problemet e vendit të tyre dhe do t’i ofrojmë gjithçka të nevojshme për të realizur qëllimin. Sepse kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne, nëse ka revolta dhe trazira në Maqedoni, këto mund të përhapen edhe në zona të tjera të Ballkanit perëndimor”, deklaroi Vuçiç.
Serbia mbylli kufirin me Maqedoninë gjatë fundjavës për të penguar kalimin e qytetarëve të Kumanovës drejt Luginës së Preshevës, ndërkohë që ka përforcuar vijën kufitare që ndan me shtetin fqinj. 
Sigal