Vuçiç: Kosova, pjesë e fushatës për presidencën serbe

541
Kryeministri serb, njëkohësisht kandidat për President i këtij shteti, Aleksandar Vuçiç e mbuloi me mister përmbajtjen e bisedimeve që do të zhvillojë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini.
“Nuk e di cilat janë saktësisht temat e takimit”, ka thënë Vuçiç për radion B92, ndërsa la gjithashtu të kuptohet se nuk e ka të qartë as vetë nëse me kryediplomaten europiane do të diskutohet edhe rasti i Ramush Haradinajt, vendimi i ekstradimit të të cilit u shty nga Gjykata e Kolmarit për në datën 6 prill. 
Por, Vuçiç përsëriti se ka informacione për sulme ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë, duke shfrytëzuar çështjen e Haradinajt. “Ata që mendojnë se rastin e Haradinajt mund të shfrytëzojnë për të goditur serbët, sepse kam ca të dhëna që diçka po përgatitet. Të mos e çojnë nëpër mend një gjë të tillë”, citohet të ketë thënë Vuçiç. 
Kosova, siç shpjegoi ai vetë të enjten, do të jetë pjesë e fushatës së tij për presidencën serbe, gjatë të cilës planifikon që edhe të qëndrojë në Kosovë, ku shpreson të fitojë mbështetjen e serbëve të paktën në masën 70%.
Sigal