Vuçiç kërkon nga Putini sistemin anti-raketor S-300

524
Serbia ka nevojë për dy divizione të sistemit anti-raketor tokë-ajër rus S-300 për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një blerje e mundshme e tyre është duke u diskutuar me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Vuçiç u tha gazetarëve të dielën se ai ka biseduar personalisht për blerjen e S-300 me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në lidhje me S-300. Është diskutuar për to gjatë bisedime me presidentin Putin. Gjithashtu, ne kemi diskutuar edhe me Presidentin Lukashenko”, tha ai.

Në janar, ministri serb i Mbrojtjes Zoran Djordjevic gjithashtu përmendi se Beogradi ka planifikuar për të hapur negociatat për blerjen e sistemeve anti-raketave me Bjellorusinë.

Sa për arritja e një marrëveshje të tillë me Moskën, nuk ka pasur deklarata zyrtare nga zyrtarët serbe ose rusë për këtë çështje. Vuçiç vizitoi kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, në fund të janarit, dhe Moskën në dhjetor, kur ai ishte ende kryeministër i Serbisë.

“Për ne do të ishte jetike që të kishim dy divizione të tilla (S-300), të cilat do të ishin një zgjidhje për shumë vite në vijim”, tha Vuçiç.

Presidenti serb komentoi edhe në një raport të kohëve të fundit në media duke pretenduar se Rusia i kishte shitur sistemin S-300 Kroacisë.

“Ne nuk kemi informata se Kroacia është në posedim të S-300. Në përgjithësi, nuk mund të fshihet një gjë e tillë. Kjo nuk është një gjilpërë “, tha Vuçiç.
Sigal