Vuçiç: Jemi gati të bëhemi pjesë e zgjidhjes evropiane për migrantët

517
Serbia është gati të bëhet pjesë e zgjidhjes evropiane për çështjen e migrantëve, por Evropa duhet të na thotë se cila do të jetë zgjidhja, deklaroi kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç për BBC-në.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Gjermania mund të mbyllte kufijtë duke çuar kështu në shtimin e numrit të migrantëve në Serbi, Vuçiç tha se vendi i tij po bashkëpunonte ngushtë me Berlinin dhe vendet e tjera evropiane.
“Ne do të respektojmë vendimin evropian. Nëse Evropa na kërkon t’i mbyllim kufijtë, atëhere ne do t’i mbyllim ata, edhe pse mendoj se kjo nuk është zgjidhje”, theksoi kryeministri serb. “Evropa nuk ka qenë në gjendje të gjejë një zgjidhje për krizën e migrantëve, ndërkohe që Serbia i ka trajtuar ata shumë mirë”, shtoi Vuçiç, i cili ishte në Londër për konferencën e donatorëve për Sirinë.
Sigal